Malakula, ishulli i dytë më i madh i Malajzisë është një rrip toke i gjatë rreth 100 kilometra dhe 20 kilometra i gjerë. Aty fliten 40 gjuhë, një numër aq i madh sa që studiuesit e quajnë territorin si Galapagosin e evolucionit gjuhësor. Por pse kaq shumë idioma në një hapësirë kaq të vogël? Dhe përse në botë numërohen mbi 7,000 gjuhë dhe nuk kënaqemi me një grusht gjuhësh?

 

Shpërndarje e parregullt. Përgjigje të qarta ende nuk ka. Vlen për të thënë se shpërndarja gjuhësore nuk është e njëjtë. Në rajonet tropikale zakonisht fliten më shumë gjuhë. Për shembull në Guinenë e Re fliten plot 900 gjuhë, ndërsa në Rusi, territor 20 herë më i madh fliten “vetëm” 105 gjuhë. Por edhe brenda rajoneve tropikale nuk është e njëjta shpërndarje. Në 80 ishujt e Vanuatu me 250 mijë banorë në total fliten 110 gjuhë. Bangladeshi me një popullsi 600 herë më të madhe numëron vetëm 41 gjuhë.

 

Shembulli i Australisë. Antropologu Michael Gavin ka ndërtuar një model për të kuptuar se si faktorët gjeografikë, demografikë dhe klimatikë mund të ndikojnë në diversitetin e gjuhëve brenda një territori. Duke studiuar rastin e Australisë, ai nxori në pah tre faktorë:

-Njeriu tenton të migrojë në territore të lëna bosh nga popullsi të tjera.
-Njeriu përqendrohet në vendet ku ka shira të bollshëm.
-Popullsitë njerëzore kanë dimensione të ndryshme, të cilat kur tejkalohen fillojnë të flasin dy gjuhë të ndryshme.

Probleme. Por ky model nuk përfshin variablat socio-ekonomike, kontaktet mes popullsive fqinje, ndikimet kulturore dhe ndryshimet me kalimin e kohës.

Faktorë të tjerë. Do të ishte e vështirë që ky model të aplikohej në territore të tjera, siç është rasti i Vanuatu ose në zona ku shpërndarja bujqësore ka ndikuar në suksesin e gjuhëve siç ndodhi në Europë me gjuhën indoevropiane. Në zona të caktuara topografia e territorit, klima dhe dendësia e popullsisë mund të jenë shkaktare të shumëllojshmërisë së gjuhëve. Në raste të tjera, ato që ndikojnë janë luftërat, strategjitë politike ose aktivitetet ekonomike.