Tirana ka tashmë një tjetër hapësirë kushtuar fëmijëve dhe drejtuesve të biçikletave. Në zonën jugore të Parkut të Liqenit, Bashkia Tiranë përuroi të premten mjediset rekreative të “Akademisë së Çiklizmit”.

Konceptuar si park shumë-funksional, me pistë biçikletash dhe module lodrash të mëdha, kjo hapësirë u rikthehet qytetarëve falë projektit afatgjatë të menaxhimit të parkut nga bashkia.

Kryetari Erion Veliaj vlerësoi idenë dhe theksoi se “Akademia e Çiklizmit” do t’u japë mundësi familjarëve dhe të rinjve që të kenë më tepër alternativa edukimi por edhe argëtimi.