Peshkatarët që dikur gjuanin për delfinë rozë të ujërave të ëmbla po bashkëpunojnë me studiuesit në xhunglën e Amazonës në Bolivi për të siguruar mbijetesën e kësaj specie të rrallë.

Grupe mjedisorësh dhe të organizatës botërore të WWF kanë nisur një projekt teknologjik me peshkatarët për të kuptuar më mirë sjelljet e tyre dhe nevojat që ata kanë.

Ata kanë mundur të shënjojnë katër delfinë rozë me pajisje gjurmuese që do të regjistrojë lëvizjet e tyre përgjatë lumit Ichilo, degë e Amazonës.

Peshkatarët do të kujdesen për ta duke i gjurmuar përmes një smartphone.

Pavarësisht statusit ikonë të delfinëve të lumenjve, pak dihet për popullsinë dhe habitatet e tyre. Të dhënat nga programi i shënjimit do të ndihmojnë në sigurimin e informacionit jetësor në lidhje me çfarë hanë këta delfinë rozë, sa larg migrojnë dhe kërcënimet me të cilat përballen në Amazonë.

Gjithashtu projekti do t’u jap peshkatarëve një perspektivë të re mbi një specie që ka qenë prej kohësh pre e tyre.

“Nëse delfinët janë mirë, edhe njerëzit do të jenë mirë, pasi janë pjesë e të njëjtit ekosistem” thotë Lila Sainz nga WWF.

Pyjet e shiut në pjesën boliviane të Amazonës janë strehë e shumë specieve në zhdukje, të cilat kërcënohen nga shpyllëzimi dhe ndikimi i njeriut në mjedis.

Programi i WWF dhe peshkatarëve synon që t’u mundësojë delfinëve të ujërave të ëmbla një vazhdimësi të ekzistencës.