Vëllazëria Shqipëri – Kosovë, Street Art nga Franko Dine

Të gjithëve mund të na ketë rastisur në rrugën “Mylsym Shyri” në Tiranë të shikojmë një pikturë me dy vogëlushë të veshur me flamurin shqiptar dhe atë kosovar të përqafuar me njëri-tjetrin.
Por a e dini të gjithë kush është autori pas kesaj vepre që është cilësuar si një nga realizimet më të bukura? Emri i tij i artit është Franko dhe ka mbaruar studimet për grafit. Me anë të kësaj pikture ai ka dashur të përcjellë një mesazh shumë të fortë “vëllazërinë” midis dy shteteve,
Shqipërisë dhe Kosovës.