Ditën e shtunë në 01:00 të mëngjesit do të bëhet ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Rio 2016.
Lojërat Olimpike do të jenë më interesante këtë vit për të gjithë bashkatdhetarët pasi vendeve pjesëmarrëse u është shtuar edhe Kosova.
Shqipëria do të përfaqësohet nga 6 sportistë ndërsa Kosova do të ketë 8 sportistë në Olimpiadë. Shanset më të mëdha për të arritur rezultate të mira nga ekipi olimpik i Shqipërisë janë Luiza Gega në atletikë dhe Briken Calja në peshëngritje. Për ekipin olimpik të Kosovës shanset më të mëdha për të arritur rezultate të mira dhe për të fituar medalje janë nga kampionia në fuqi e Evropës për xhudo, Majlinda Kelmendi dhe fituesja e medaljes së bronzit, Nora Gjakova.
Për ekipin olimpik shqiptar, flamurin në ceremoninë e hapjes do e mbajë Luiza Gega ndërsa për ekipin olimpik kosovar do e mbajë Majlinda Kelmendi.
I urojmë të dy ekipeve olimpike suksese.
Çdo garë të sportistëve tanë dhe të gjitha garat e tjera do të keni mundësi t’i ndiqni ekskluzivisht në platformën TiBO, në kanalet SUPERSPORT.