Çipet pritet të jenë fokusi i ekonomisë së tretë më të madhe të botës në vitin që sapo kemi hyrë. Si rrjedhojë Japonia po përpiqet të mbajë ritmin e dy ekonomive të para, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinës të cilat janë mbërthyer në një luftë të ethshme për dominancë tregtare.

Manifaktura e çipeve shihet nga shumëkush si pararoja e një revolucioni të pestë industrial prandaj edhe ekonomitë kryesore të botës po investojnë fuqishëm në këtë sektor.

Deri në 2030 pritet që tre ekonomitë kryesore të globit të përfitojnë  afro 7 miliardë dollarë fitime si rezultat i investimeve direkte në këtë sektor krahas përfitimit teknologjik që është i pallogaritshëm për këto ekonomi.

Teknologjia është bërë pjesë e pandarë e zhvillimit ekonomik botëror, me proçesorët e vegjël që  luajn rol në çdo aspekt të jetës nga smartphonët e deri te makinat. Ulja e prodhimit të tyre gjatë pandemisë ishte edhe një ndër shkaktarët kryesor të uljes ekonomike globale.