Policia franceze ka thyer një rrjet të piraterisë me qendër në Rennes, që funksiononte në rreth 20 vende nën një platformë gjithëpërfshirëse të quajtur beinsport-streaming.com.

Policia kibernetike e Rennes udhëhoqi një hetim mbi operacionet e pirateve pas një ankese të përbashkët nga operatorët e televizionëve me pagesë, Canal +, BeIN Sports dhe RMC Sport.

Beinsport-streaming.com, i cili tani është mbyllur, ofronte transmetim e kanaleve dhe eventeve sportive në mënyrë të paligjshme. Në vetëm 6 muaj faqja vizitohej nga 500.000 përdorues mujor.

Akuzat që mund të depozitohen kundër të arrestuarve përfshijnë falsifikimin dhe pastrimin e parave, duke kryer një dënim të mundshëm prej 10 vitesh burg dhe një gjobë prej 750,000 eurosh.

Shërbimet e TV me pagesë të prekura nga operacioni i piraterisë thanë se pirateria e sporteve po rritet me shpejtësi, me një ndikim të vazhdueshëm në ekosistemin sportiv që përfshin si sportet profesionale ashtu edhe ato amatore, si dhe industrinë e TV me pagesë.

Gjatë operacionit u arrestuan 5 shtetas francezë. U gjenden rreth 260,000 euro në para dhe llogaritë bankare dhe pajisjet gjithashtu u konfiskuan.

Burimi: digitaltveurope.com