Sot erdhi porosia numër 6666 për ofertën e verës: Paguaj 1 muaj dhe shiko 3 muaj abonim TiBO mobile TV.

Arsyeja përse po e ndajmë me ju këtë foto të porosisë numër 6666 të produktit mobile tv është pikërisht numri i porosisë. Nuk është thjesht një numër i bukur por në interpretimin numerologjik ka domethënie interesante.

Vini re se kur shifrat që përbëjnë numrin 6666 mblidhen së bashku deri sa reduktohen në një shifër të vetme, rezultati është numri 6.

6+6+6+6 = 24

2+4 = 6

Kështu, rezonanca e energjisë e përfaqësuar nga numri 6 është rezonanca bazë e energjisë të përfaqësuar nga numri 6666. Energjia e numerologjisë e përfaqësuar nga numri 6666 lidhet kryesisht me idenë e shtëpisë, familjes, shëndetit dhe harmonisë.

Energjia që një numër përfaqëson mund të mendohet si thelbi i numrit dhe thelbi i numrit 6666 është një përbërje që përmban idetë e:

  • Shtëpisë
  • Familjes
  • Shëndetit
  • Edukimit
  • Harmonisë
  • Idealizmit

Kuptimi i numrit 6666 është interpretimi i energjisë që numri përfaqëson në lidhje me situatën ose rrethanat ku numri ndodh. Shembulli konkret i numrit të porosisë na kujton edhe një herë thelbin e markës TiBO që synon të qëndrojë pranë familjeve Shqiptare kudo që jetojnë dhe forcimin e familjes shqiptare përmes ruajtjes së kujtimeve, traditave dhe kulturës kombëtare.

Oferta TiBO mobile TV i dedikohet të gjithë bashkatdhetarëve që zgjedhin të pushojnë me familjet e tyre dhe kthehen gjatë verës në vendin e lindjes. Televizioni në gjuhën shqipe kudo me vete është dhurata jonë e kësaj vere. Klientët paguajnë në dyqan apo online vetëm EUR/USD 6.99 për 1 muaj dhe marrin 3 muaj abonim TiBO mobile TV.