Viti 2020 shënon 30 vjetorin e “Pretty Woman”, filmi ku interpreton Richard Gere dhe Julia Roberts. Filmi i cili i ka mësuar botës se për të rënë në dashuri nuk është e thënë që njerëzit të jenë të të njëjtit nivel. Richard Gere një biznesmen i suksesshëm punëson Julia Roberts, një prostitutë, për ta shoqëruar në disa evente, duke përfunduar në dashuri me të.

Pas datës së publikimit të filmit në 23 Mars 1990, “Pretty Woman” ka fituar gati gjysmë miliard dollarë në të gjithë botën nga shitjet. Një arritje e jashtëzakonshme nga një buxhet modest prej vetëm 14 milion dollarë.