Tregu ndërkomëbtar:

• Të dhënat më të fundit në Amerikë dhe Europë tregojnë se tregu akoma nuk ka arritur kulmin e trendit inflacionist, por mbetet situate shqetësuese. Të dhënat e Byrosë Federale të Ekonomisë në Shtete e Bashkuara të Amerikës tregojnë se inflacioni është dy herë më i lartë se synimi i tyre. Ata njoftuan se po planifikojnë rritje të normës së interesit që aktualisht është 0.
• Uljet që po ofrohen për tu bërë pjesë e grupit elitar të investitorëve GBTC (Fondi më i madh investimi në Bitcoin) tregojnë se interesi për Bitocin po bie.
• Ari ndërkohë rritet dhe është pranë objektivit të $1800 për onz. Kjo është një shenjë e mirë për të gjithë ata që shohin tek ari si rezervën e vetme qëndrueshme në kohë krizash.

Shqipëria & Kosova

• Ndërkohë Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se nga mesi i 2022 edhe Shqipëria do të fillojë të ndjejë efektet e tregjeve ndërkombëtare.
• Rriten të ardhurat që vijnë nga emigracioni (remitanca). Banka Qendrore e Kosovës njoftoi se në pesë vitet e fundit mbi 4.3 miliardë euro kanë hyrë në Kosovë nga emigrancioni. Vetëm në muajin tetor 2021, vlera e tyre ka arritur 955 milion euro.