Qytetarët e Kukësit provuan të bllokonin rrugën  në doganën e Morinit për të kundërshtuar masat kufizuese ndaj COVID-19.

Ata organizuan një protestë para pikës kufitare në shenjë revolte ndaj rregulllave kufizuese.

Prej datës 22 Janar, Kosova nuk lejon asnjë qytetar të huaj të hyjë në territorin e saj pa tre doza vaksine ose çertifikatë vaksinimi dhe test Covidi brenda 48 orëve. Testit PCR pranë doganës së Morinit kushton 30 euro dhe ka një kosto për lëvizjen e tyre.

Protestuesit ankohen se doza e tretë e vaksinës e kërkuar në doganë është e pamundur për t`u kryer. Kjo për shkak se duhen 6 muaj të tjerë pas dozës së dytë për të kryer vaksinën  e tretë.

Ndonëse ishte protestë paqësore, protestuesit tentuan të bllokojnë daljen e doganës së Morinit për ndalimin e të gjithë qytetarëv kosovarë në Shqipëri. Ata nxorën një automjet në rrugë, si dhe nuk munguan përplasjet mes forcave të policisë dhe banorëve.

Kufizimet e qeverisë së Kosovës kanë bllokuar edhe banorët që kryejnë kontrollohet shëndetësore në qytetet e Kosovës.

“Ka njerëz që kanë për të bërë dializën dhe bëjnë kontrolle rutinë në spitalet e Kosovës edhe këto i ndalojnë”, shprehet një nga protestuesit.

Vendosja e rregullave shumë të forta, zhvillimi i protestave apo bllokim të rrugëve, po ngjallin pakënaqësi të shumta, pasi Shqipëria nuk ka asnjë kufizim për hyrjen e qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë dhe anasjelltas.