Shiko direkt në Smart TV me sistem Android mbi 5.0, mbi 300 kanale të zgjedhura nga Platformat: DigitAlb, SuperSport, RTSH, Tring Sport, Sport Live, Catch up, EPG dhe mijëra filma në Video on Demand.
Si të përfitoni FALAS aplikacionin TiBO Smart TV?
Aplikacionin TiBO Smart TV mund ta provoni FALAS për 1 DITË në çdo SMART TV (Sony, Philips, Huyndai, etj) dhe BOX me sistem operativ Android mbi 5.0
Nëse keni një nga këto pajisje, shkarkoni aplikacionin “TiBO Smart TV” nga Google Play dhe:
Hapi 1 – Regjistrohu FALAS
Plotësoni të dhënat tuaja në menynë “Regjistrohu” (Sign up)
Kujdes: Plotësoni saktë të gjitha fushat e regjistrimit pasi vetëm nëpërmjet email-it tuaj do të njoftoheni për “User” dhe “Password” që shërbejnë për të hapur shërbimet TiBO.
Hapi 2 – Kontrollo email-in dhe Konfirmo regjistrimin
Për të konfirmuar llogarinë tuaj, ju duhet të klikoni në linkun që do t’ju vijë me email në adresën që regjistruat në TiBO IPTV.
Hapi 3 – Merr Abonimin FALAS
Sapo të konfirmoni email-in e regjistrimit do të aktivizohet dhe abonimi juaj FALAS.
KUJDES: Ju mund të përfitoni vetëm 1 herë abonimin falas, më tej duhet të kryeni abonimin në një prej pikave të autorizuara të shitjes ose online në www.tibo.tv.
Hapi 4 – Hyr dhe shijo
Për të hapur shërbimet TiBO, në menynë “Hyr” (Log in) identifikohuni me të dhënat që regjistruat “Përdorues” dhe “Fjalëkalim” (apo Username, Password) dhe SHIKIM TË KËNDSHËM.
Këto të dhëna janë të vlefshme njëkohësisht edhe për të provuar 1 ditë FALAS dhe aplikacionin tonë TiBO MOBILE TV për mobile apo tablet.
VINI RE: Nëse nuk mbani mend “Fjalëkalim-in” që keni regjistruar ju mund ta ndryshoni atë në çdo moment tek “Hyr/ Harrova Fjalëkalimin” (apo Log in / Forgot Password)
Pas mbarimit të abonimit FALAS, zgjidhni cilindo prej abonimeve TiBO SMART TV në një prej pikave të autorizuara të shitjes ose online në www.tibo.tv/bli.
Po ju që nuk keni një televizor Android Smart TV ose Box Android?
Nëse nuk keni asnjë nga pajisjet android të përmendura më sipër, zgjidhja është lidhja me boxin tonë TiBO QuadCore i cili e ka aplikacionin të instaluar.
Sërish ka një mundësi ta provoni pa marrë përsipër koston. Nëse blini një nga abonimet me box, nëpërmjet ofertës “I KËNAQUR ose I RIMBURSUAR”, ju keni 10 ditë kohë për të provuar shërbimet e TiBO IPTV dhe nëse nuk ju pëlqen, e ktheni mbrapsht pakon dhe ne ju kthejmë pagesën e plotë.
Të gjitha ofertat tona me abonime për TV në Box apo Smart TV përfshijnë dhe abonimin për Mobile TV FALAS.
Për çdo paqartësi Kujdesi i Klientit TiBO është në dispozicionin tuaj 24/7.
Viber/Whatsapp (355) 689082244
Email: info@tibo.tv
Chat: www.tibo.tv
Skype: tiboiptv
Facebook/Instagram
Europë/Azi/Australi: T. (355) 44 31 4444 | Mob. (355) 676006767
Amerikë/Kanada: T. (917) 775-5003 / (917) 775-5012 | Mob. (844) 842-6872
Ku gjendemi:
TiBO Shop 1: Brenda në terminalin e Aeroportit “Nënë Tereza”, Tiranë, Shqipëri
Tel: (355) 69 600 18 18. Email: tia@tibo.tv.
TiBO Shop 2: Blv. Gjergj Fishta, Pll. G & P, “Kati i dytë”, 1001,Tiranë, Shqipëri
Tel: (355) 67 600 67 67. Email: store@tibo.tv.
Distributorë TiBO në Botë: www.tibo.tv/dyqanet
Online: www.tibo.tv