Partia Socialiste kërkoi të enjten që zgjatja e afateve të organeve të vetingut të përfshihet në rend dite për seancën plenare të Kuvendit të datës 10 shkurt.

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla kërkoi mbështetjen e opozitës për ta çuar me konsensus përpara reformën në drejtësi.

Ai tha se duhet mënjanuar politizimi i çështjes dhe se kjo gjë bëhet duke i dhënë votën “pro” vijimit të reformës.

Nga ana e saj PD reagoi me deputetin Enkeled Alibeaj duke thënë se deri më tani procesi i diskutimit për zgjatjen e afateve të vetingut është bërë i njëanshëm.