Shpesh mund të kemi pyetur veten se përse prindërit tanë nuk e pëlqejnë muzikën që vendosim në makinë rrugës për në plazh, apo përse gjyshërit i kanë bezdi këngët e reja që dëgjojnë të rinjtë.

Kjo nuk ndodh sepse ata nuk duan, por janë disa faktorë social dhe psikologjikë që bën dallimin mes brezave.

1- Shija muzikore formohet rreth moshës 13-14 vjeçare. Me kalimin e viteve krijohen rryma dhe forma të reja muzikore nga të cilat njerëzit mund të mos tërhiqen për shkak se ndryshojnë me ato që kanë pëlqyer vite më parë.

2- Studimet kanë dalë në përfundimin se rreth moshës 33 vjeçare njerëzit përgjithsisht ndalojnë së dëgjuari muzikë të re dhe kjo i bën të bezdisur kur dëgjojnë diçka ndryshe.

3- Truri i njeriut ka aftësinë të bëjë dallimin mes tingujve të ndryshëm muzikor. Me kalimin e viteve kjo aftësi vjen e dobësohet. Për këtë arsye më të moshuarve u duket sikur muzika e re është e gjitha njëlloj.

4- E reja, jo të gjithëve mund t’u pëlqejë. Një kuriozitet psikologjik thotë se në momentin që ne krijojmë pëlqimin për diçka të caktuar, nuk preferojmë të biem në kontakt me gjëra të reja dhe preferojmë të qëndrojmë ne zonën tonë të rehatisë (efekti mere exposure’).

5- Edhe koha ndikon në shijet tona muzikore. Kur dikush i kalon të 30-at, zakonisht nuk ka më kohë të merret me eksplorimin e rrymave të reja muzikore apo të artistëve të rinj.

Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që prindërit tanë nuk e pëlqejnë muzikën që dëgjojmë ne. Është në natyrën e tyre ta pranojë fëmijën ashtu siç është dhe të përshtatet me të.

Pas njëfarë kohe, përballë rrymave të reja muzikore, prindërit tanë do t’i kuptojnë shijet tona dhe nuk do na e heqin muzikën nga makina.