E dashura e Vladimir Putin, Alina Kabaeva dyshohet se fshihet në Zvicër me katër fëmijët e tyre të vegjël. Lajmi i publikuar në mediat ndërkombëtare tregon se ndërsa Putin po urdhëron sulme në Ukrainë, ku po priten e plagosen qytetarë të pafajshëm, familja e tij ndodhet në një shtëpi shumë private dhe të sigurt në Zvicër.

Alina Kabaeva, 38 vjeçe ka qenë gjimnaste kampione olimpike dhe thuhet se bashkë me liderin rus kanë katër fëmijë. Por të dy nuk e kanë konfirmuar kurrë lidhjen apo fëmijët. Mediat thonë se ata kanë dy vajza binjake 7 vjeçe të cilat kanë lindur në Lugano të Zvicrës, në shkurt të vitit 2015. Por besohet se kanë edhe dy djem të tjerë së bashku.

Vladimir Putin, 69 vjeçe është nga ata liderë që gjithmonë ka shmangur pyetjet në lidhje me jetën e tij personale. “Gjithmonë kam reaguar negativisht ndaj atyre që fusin hundët dhe shfrenojnë fantazitë duke folur për jetët e të tjerëve”, ka thënë ai gjatë një interviste të disa kohëve më parë.

Për Vladimir Putin dihet se ka dy vajza të tjera të rritura, Maria, 36 vjeçe dhe Katerina, 35 vjeçe, nga martesa e tij e parë me ish stjuardesën Lyudmila Shkrebneva, por ai i ka mbajtur gjithmonë larg vëmendjes së publikut dhe mediave. Ai pothuajse nuk flet publikisht për ta, duke shkaktuar konfuzion se sa fëmijë ka në të vërtetë.

Putin dhe Shkrebneva ishin të martuar për tre dekada deri kur u divorcuan në  vitin 2013. Vajza e tyre Maria lindi në Leningrad në vitin 1985, ndërsa Katerina lindi në Gjermani në vitin 1986 kur familja jetonte atje gjatë kohës së Putinit në KGB.

Kabaeva është një nga gjimnastet më të dekoruara në historinë e gjimnastikës ritmike, me dy medalje olimpike, 14 medalje të Kampionatit Botëror dhe 21 medalje të Kampionatit Evropian.

Ajo u quajt “gruaja më fleksibile e Rusisë” dhe një herë pozoi nudo, ndërsa ishte e mbështjellë me lëkurë kafshësh, për një revistë për meshkuj.

Në vitin 2008, gazeta ruse ‘Moskovsky Korrespondent’ publikoi një artikull duke raportuar se Putin ishte divorcuar nga gruaja e tij dhe kishte vendosur të martohej me Kabaeva-n. Historia u mohua nga Kremlini dhe gazeta u mbyll.