Pas rekomandimeve te vazhdueshme të Gjykatës së Lartë ne lidhje me rekurset e institucioneve publike dhe ngarkesës që po prodhonte te gjykata,  qeveria ka nxjerre një projektudhëzim sipas te cilit detyron Avokaturën e Shtetit të tërhiqet nga ato rekurse ku kërkohet korrigjimi, ndryshimi, shfuqizimi anulimi apo konstatimi i pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ, i nxjerrë nga organi publik, kur plotësohet një nga këto kushte:

  • Këto kërkime nuk janë të shoqëruara me kërkimin për shpërblimin e dëmit, apo
  • për shlyrjen e detyrimeve të tjera financiare, si dhe
  • nuk dëmtojnë interesat pasurore të shtetit; ose
  • kërkimi për shpërblimin e dëmit,
  • për shlyrjen e detyrimeve të tjera financiare, apo
  • dëmtimi i interesave pasurore të shtetit është në vlerë më të vogël se dyzetfishi i pagës minimale në shkallë vendi.

Rekursi është mjeti i ankimit që i drejtohet Gjykatës së Lartë ndaj vendimeve të shpallura nga gjykata e apelit ose nga gjykata e shkallës së parë kur:

  • nuk është respektuar ose është zbatuar keq ligji;
  • ka shkelje të rënda të procedurës.

Nje nisme e tille pritet te kontriboje ne uljen e malit te dosjeve qe aktualisht presin gjykimin ne Gjykaten e Lartë.