Quentin Tarantino tërhiqet nga bota e kinemasë pas përfundimit të filmit të tij të dhjetë, apo projektit të ardhshëm. Ai e bëri të ditur këtë lajm në një intervistë të fundit, duke folur gjithashtu për planet e tij për të ardhmen.

Për “GQ Australia”, Quentin Tarantino shpjegoi planet për të ardhmen:”Mendoj se për sa i përket filmave për kinema unë kam arritur në fund të rrugëtimit. Në të ardhmen e shoh veten duke shkruar libra ose shfaqje teatrale, pra do të vazhdoj të jem krijues. Thjesht mendoj se kam dhënë gjithçka që kisha per sa i përket filmave”.