Tregu i librave të vjetër rrugëve të Parisit, tradita e bukinistëve, është një atraksion i njohur turistik dhe pjesë e trashëgimisë të qytetit të Parisit prej gati pesë shekujsh. Kriza e Covid- 19 si shumëçka tjetër, ka sfiduar edhe vazhdimësinë e kësaj tradite tipike Pariziene.

Rreth 300 kuti jeshile që përmbajnë afro 300 000 libra, piktura, skeçe të ndryshme vizatime dhe objekte të tjera artistike së fundmi janë vënë nën shënjestrën e dyqanëve të suveirëve duke bërë që librashitësit të shihen gjithmonë e më rrallë buzë lumit Senë.

Së fundmi edhe qytetarët e thjeshtë të Parisit u janë bashkuar nismës “Bukinistët kanë nevojë për ty”. Në peticion shprehet: “ Shpëtoni librashitësit, kjo është sfidë për qytetërimin tonë.  Dashuronjës të libirit nga Parisi dhe gjëkundi  kur shëtisni buzë lumit Senë, ndalni një moment hapin drejt kutive jeshile dhe lëre veten të joshesh nga mikëpritja e ngrohtë e mira librave”. Kliko këtu për tu bërë dhe ju pjesë e peticionit.

Kjo traditë ka ekzistuar në forma të ndryshme përgjatë historisë pesë shekullore të saj, por rreth fillim viteve të shekullit të XX-të mori trajtën që njihet dhe sot. Fjala Bukinist vjen nga Hollandishtja që do të thotë “boek- libër” e që më vonë u huazua në frëngjisht “bouquin-libër”.