Tel Avivit është vlerësuar të jetë qyteti më e shtrenjtë për të jetuar në botë. Vlerësimi vjen teksa bota po përjeton rritje çmimesh dhe inflacioni.

Qyteti izraelit u rendit i pari në listën vjetore të përpiluar nga “Economist Intelligence Unit” (EIU), një nismë e kahershme analizuese e drejtuar nga bordi i revistës prestigjioze të ekonomisë “The Economist”.

Tel Avivi zbriti nga kryesimi Parisin, Zyrihun dhe Hong Kongun. Më parë ai qe listuar në vendin e pestë. EIU tha se i përpiloi analizat në periudhën gusht-shtator ku vuri re se mesatarisht çmimet ishin rritur me 3.5% në të gjitha qytetet kryesore të botës.

Po kështu norma e inflacionit ka arritur nivelin më të lartë në 5 vitet e fundit. Shërbimet e transportit janë shtrenjtuar pas rritjes deri në 21% të çmimit të karburanteve.

Lista analizon 173 qytete të botës duke marrë parasysh elementë të ndryshëm si kostoja e jetesës, çmimet mesatare të produkteve bazë, çmimet e shërbimeve etj.

Në Tel Aviv banojnë mbi 460 mijë njerëz. Qyteti është një nga 25 qytetet më të rëndësishme nga ana financiare në botë. Përveç industrive të shërbimeve dhe prodhimit, ky qytet ka spikatur dekadën e fundit për risitë në zhvillimin teknologjik.

Nga qytetet më të mëdha në botë, më të lirët për të jetuar mbeten ato në Afrikë dhe Lindje të Mesme, më saktësisht Damasku në Siri.

Lista EUI e qyteteve më të shtrenjta për të jetuar gjatë vitit 2021:

  1. Tel Avivi (Izrael)
  2. Parisi (Francë)
  3. Singapori (Singapor)
  4. Zyrihu (Zvicër)
  5. Hong-Kongu (Kinë)
  6. Nju Jorku (SHBA)
  7. Gjeneva (Zvicër)
  8. Kopenhagëni (Danimarkë)
  9. Los Anxheles (SHBA)
  10. Osaka (Japoni)