Një pjesë e një rakete nga SpaceX është në drejtimin për të goditur Hënën. Raketa prej katër tonësh që ka vite që rrotullohet rreth Tokës pritet të përplaset së shpejti me Hënën, duke krijuar potencialisht një krater prej 20 metrash si pasojë e goditjes. Ndërsa anije të shumta kozmike të dërguara në Hënë janë rrëzuar atje, kjo duket të jetë hera e parë që një objekt i lançuar nga Toka dhe që nuk synon vetë Hënën, të përfundojë duke e goditur atë.

Përplasja parashikohet të ndodhë më datë katër 4 mars. Ndërsa ka ende pasiguri në lidhje me kohën dhe vendin e saktë, goditja nuk duket të jetë shqetësuese për njerëzit në Tokë, pasi vetëm një pjesë e vogël e hënës do të mund të preket.

Lëvizja tani e  raketës përcaktohet kryesisht nga tërheqja gravitacionale e Tokës, hëna dhe dielli, me një shtytje të presionit nga rrezet e diellit.

Astronautët do  të studiojnë lëvizjet e raketës muajin e ardhshëm para se ajo të shkojë drejt hënës dhe të përplaset me një pjesë të saj. Askush nga Toka nuk do mundet të shikojë këtë ngjarje. NASA pritet të publikojë më shumë detaje.