Raporti i “Global Nutrition” (GNR) për vitin 2021 ka dalë në përfundim se gjysma e popullsisë botërore është e tejngopur ose e pangopur. Shqetësuese është më së shumti se 40% e popullsisë është mbipeshë.

Përqindjet tregojnë se çereku i vdekjeve të të rriturve janë pasojë e kequshqyerjes dhe se bota nuk është “në shina për të arritur gjashtë synimet e një diete të shëndetshme, të vendosura nga OBSH”.

GNR ka nxjerrë në pah se kjo disbalancë ka pasoja të rënda edhe për mjedisin. Prodhimi i ushqimit është pasojë e më shumë se një të tretës së ngrohjes globale. Një vakt ushqimor me mish është 100 herë më e dëmshme në planet sesa vaktet vegane. Pavarësisht kësaj konsumi i mishit vazhdon të jetë në rritje.

Ekziston një mundësi në krijimin e një vale investimesh me qëllim përmirësimin e mënyrës së ushqyerjes në shkallë globale. Kjo gjë mund të ndihmojë  në parandalimin e “food waste” (çuarja dëm e ushqimit) si dhe mund ti kursente shoqërisë rreth $5.7 trilion në vit.

“Ne nuk jemi të pajisur mjaftueshëm më mjetet e duhura për një të ardhme më një popullsi të mirë-ushqyer” është përfunduar raporti.