Një paciente me leucemi në SHBA është bërë gruaja e parë dhe personi i tretë në botë deri më tani që është shëruar nga HIV pas transplantimit të qelizave staminale.

Rasti i prezantuar në Konferencën mbi Retroviruset dhe Infeksionet në qytetin amerikan të Denverit ishtei pari që përfshin trajtimin me gjakun e kordonit kërthizor për të trajtuar leuçeminë akute mieloide, e cila fillon nga qelizat e gjakut tek palca e kockave.

Që pas transplantimit të gjakut të  kordonit kërthizor, gruaja e moshës së mesme ka rezultuar e pastër ndaj virusit HIV për 14 muaj, pa pasur nevojë për trajtime të tjera të forta të njohura si terapi antiretrovirale. Dhuruesi ishte sigurisht rezistent ndaj virusit që shkakton SIDA-n.

Dy transplantet e mëparshme ndodhën tek meshkujt, një prej tyre me origjiinë latine. Studiuesit thonë se suksesi i kësaj metode, mund të ndihmojë shkencëtarët ta kthejnë në terapi gjenetike në dispozicion për shumë njerëz.