Cristiano Ronaldos i mjaftojnë 22 minuta në Superkupë për  t’i vënë njërën dorë Realit te trofeu, me madrilenët që fituan 3-1 në “Camp Nou” , ku portugezi në 22 minuta që qëndroi në fushë shënoi 1 gol, tregoi muskujt dhe mori dhe një të kuq. Protagonizëm abosult i CR7 në një ndeshje ku jo pak vëmendje meriton dhe Asension për të “predhë” të minutës së 89-të që ja bën pothuajse të pamundur misionin “Remuntada” Barcelonës. Skuadra e Vallverdes vuajti në këtë ndeshje të parë largimin e Neymar, me mungesën e brazilianit që u vu re në skemat sulmuese. Pas një pjese të parë pa gola, e dyta ishte zjarr, me Barcelonën që shënoi të parin, vetëm se Pique ngatërroi portë.

Goli pësuar solli reagimin e Barcelonës por në një mbrëmje jo për Suarezin goli mund të vinte vetëm nga këmbët e Mesit që shënoi nga pika e bardhë. Gjithsesi përgjigja e Ronaldos nuk vonoi me portugezin që shënoi golin e 1-2 duke dërguar topin në trekëndësh.

Portugezi tregoi muskujt dhe mori kartonin e parë të verdhë, ndërsa një minutë më pas u rrëzua në zonë pas një përplasje  me Umtitin që për gjyqtarin ishte simulim dhe automatikisht dhe kartoni i dytë i verdhë për Ronaldon. Me 10 vetë në fushë, Reali jo vetëm që nuk pësoi por shëoi dhe golin e 3-1 falë Asension që bëri të pavlefshme praninë e Ter Stegenit në portë duke i dhënë Realit një epërsi të madhe për sfidën e kthimit në “Bernabeu” të mërkurën në mbrëmje.