10 vjet  më pas “Gumball 3000” rikthehet në Tiranë. Një nga envetet më të rëndësishëm të garave me makina nëpër botë, do të kalojë edhe në Tiranë.

Janë vetë organizatorët e kësaj gare “rally” që kanë njoftuar se më datë 5 Korrik, automjetet më luksoze të botës do të parkojnë në sheshin “Nënë Tereza”. Bashkë me të edhe disa nga personat VIP, më në zë në botë.

Herën e parë dhe të vetme që “Gumball 3000” kaloi në Tiranë ishte viti 2007, ku automjetet më luksoze dhe disa nga personazhet më të njohur në botë mbërritën në kryeqytetin e shqiptarëve. Mes tyre kishte edhe emra si X-Zibit, aktorët Haydan Christensen dhe Mike Figgis etj.

Për këtë vit, ende nuk janë bërë publikë emrat e pjesëmarrësve, por sipas organizatorëve do të marrin pjesë muzikantë, DJ, personalitete të famshëm dhe sipërmarrës të njohur.

“Gumball 3000” do të startojë të shtunën e 1 Korrikut në Riga, kryeqytetin Letonisë, ndërsa më datë 5 Korrik automjetet do të mbërrijnë në Tiranë, në sheshin “Nënë Tereza” ku edhe do të bëjnë një pushim të shkurtër.

Gjatë kësaj kohe, adhuruesit e garave me makina do të kenë mundësi të takojnë nga afër personazhet e njohur që do të marrin pjesë, pse jo edhe të bëjnë fotografi me ta dhe automjetet e tyre luksoze.

Veç Tiranës, automjetet do të kalojnë në Varshavë, Budapest dhe Dubrovnik, për të përfunduar garën më 8 Korrik në Mykonos të Greqisë.