Më në fund, rikthehet edhe liga më interesante e futbollit evropian, Premier League. Pas një pezullimi më shumë se tre muaj për shkak të pandemisë së koronavirusit, sot në Angli luhen dy ndeshjet e para në Premier League.

Spektakli anglez, rikthehet me ndeshjen Aston Villa – Sheffield Utd, ndeshje kjo e cila luhet me fillim nga ora 19:00 ndërsa nga ora 21:15 zhvillohet super-ndeshja ndërmjet Manchester City-t dhe Arsenalit. Në Etihad Arsenali ka plot 3 vite që largohet me kokën ulur, fitorja e fundit në kampionat daton në janar të 2015-ës. Në kampionat në ndeshjet si mysafirë topçinjtë e Londrës e kanë harruar shijen e fitores, 5 barazime dhe vetëm 1 fitore ndaj West Ham-it. Ndërkohë “Citizens” në ndeshjet në shtëpi i kanë si një armë më tepër me 4 fitore në kampionat, 1 barazim dhe 1 humbje.