TiBO IPTV njofton të gjithë përdoruesit e saj se tashmë mund të përdorin shërbimet e saj përmes në pajisjet Apple TV.

Përmes një aplikacioni të azhurnuar “TiBO TV”, i cili mund të shkarkohet lehtësisht në App Store, të gjithë klientët do të kenë qasje direkte në 300 kanale Live TV dhe 2000 filma On Demand.

TiBO IPTV punon vazhdimisht për të përmirësuar shërbimet e saj dhe aplikacioni “TiBO TV” u ndërtua në një kohë rekord nga zhvilluesit tanë shqiptarë, pas kërkesave të shumta që na kanë ardhur nga përdoruesit fanatikë të produkteve Apple. Shumë nga këta përdorues i kanë përdorur shërbimet e TiBO Mobile TV në pajiset e tyre Iphone ose në iPad.

Për të përdorur shërbimet TiBO në Apple TV mjafton vetëm të shkarkoni nga App store, aplikacionin TiBO TV dhe të hyni me përdoruesin tuaj personal, të shkoni tek Live TV në menu-në kryesore dhe do të keni qasje direkte në të gjitha kanalet shqiptare.

Sikurse karakterizohet e gjithë gama e produkteve Apple, edhe tek aplikacioni TiBO në Apple TV vihet re thjeshtësia në organizimin e menuve dhe cilësia e figurës.

Risitë nuk përfundojnë këtu. Shumë shpejt do të nxjerrim aplikacionin edhe për televizorët e tjerë Smart, si Samsung dhe LG.

Ju mund të abonoheni në shërbimin “TiBO TV” në çdo pikë distribucioni ose online në www.tibo.tv/bli