Rita Ora është këngëtarja shqiptare me famë botërore, e cila ka shitur mijëra kopje të albumeve të saj në të gjithë botën.

Ajo ka qenë gjithashtu trajnere e emisionit që zbulon talente “The Voice of UK”, por kësaj radhe kërkoi të provonte veten në pozicionin e konkurrentes.

Në kuadër të promovimit të albumit të saj më të ri, ajo u ngjit në skenën e emisionit “The Voice of Germany”, por duke surprizuar jurinë, pasi këndoi “Your song” si konkurrente dhe jo si një yll i muzikës, që është.

Anëtarët e jurisë të habitur nga ky zë i bukur, por edhe shumë i ngjashëm me atë të këngëtares së famshme, kthyen karriget, duke u përballur me yllin Rita Ora.

E emocionuar, Rita tregoi se të qëndrosh mbi skenë si konkurrente, përjeton një lloj adrenaline që nuk e ke kur je anëtar jurie./d.r-dritare.net