Superylli shqiptar, Rita Ora, morri pjesë në ceremoninë e përvjetshme të ndarjes së çmimeve të modës, British Fashion Awards, ku ajo është parë në shoqëri të pazakontë.
Bukuroshja nga Prishtina morri pjesë në mbrëmjen gala, e cila u mbajt të hënën në Londër.
Rita në këtë mbrëmje shfaqet me një fustan shkëlqyes ngjyrë ari, i hapur në gjoks që vë në pah linjat e saj.
Floku i saj i kuruar dhe makijazhi i thjeshtë e bëjnë Ritën të shkëlqejë, teksa nuk mungojnë imazhet e publikuara nga The Sun që e shohin këngëtaren në krah të kampionit të arteve të përziera marciale (UFC), Conor McGregor.
Rita dhe McGregor duken mjaft bukur në shoqëri të njëri-tjetrit, teksa McGregor duket mjaft “afër” bukuroshes shqiptare.
Rita Ora po shijon suksesin e fundit të saj me këngën “Anywhere” që është shndërruar në një hit botëror.