Cristiano Ronaldo do të ndjekë shembullin e Jorge Mendes dhe do të fillojë të blejë pajisje mjekësore për spitalin Sao Joao të Portos për të luftuar koronavirusin.

Jorge Mendes, agjenti i futbollistëve të njohur ka filluar të blejë mjete mjekësore për spitalin Sao Joao në Porto, në një përpjekje për të luftuar ndikimin e virusit në Portugali.

Agjenti i futbollit ka blerë 200,000 mantile mjekësore dhe tre ventilatorë.

Në ditët në vijim, ai do të blejë dhe dhurojë diçka që e kërkon tërë bota, 50,000 maska. Ai gjithashtu do të dhurojë para në spitalin Portugez.

AS kupton që iniciativa e Mendes do të pasohet nga disa futbollistë mes tyre edhe nga Cristiano Ronaldo.

Ronaldo aktualisht është në Madeira me familjen e tij.