Cristiano Ronaldo ka zbuluar gjininë e binjakëve të cilët ende nuk kanë ardhur në jetë nga partnerja Georgina Rodriguez.

Çifti ndau lajmin e shtatzënisë gjatë muajit tetor ndërsa së fundmi ata organizuan një festë. Me disa balona në duar nga fëmijët dhe Georgina që numëronte deri në tre, u zbulua se çifti pret binjakët djalë dhe vajzë.

Ylli i Manchester United tashmë do të jetë baba i 6 fëmijëve.

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij prej shumë vitesh, Georgina janë aktualisht prindër të vajzës Alana, tre vjeçe, djalit Cristiano Jr 11 vjeç dhe binjakëve Eva dhe Mateo, për të cilët thuhet janë lindur përmes një nëne surrogate në SHBA. Familja pritet të shtohet me dy anëtarët e tjerë.