Rosaku më i dashur i Diznejt, paladini i të pafatëve, Donald Duck, lindi më 9 qershor 1934 në një film të animuar me metrazh të shkurtër “Pula e vogël e mençur”, pjesë e Silly Symphonies.

Që atëherë, rosaku më i famshëm në botë është rishfaqur në 150 filma të tjerë me metrazh të shkurtër dhe të mesëm.

Rosaku është një personazh poliedrik që eksperimenton si lumturinë e miqësisë ashtu edhe frustrimin e shkaktuar nga telashe të jetës së përditshme dhe për këtë arsye, fansat e të gjitha moshave, mund të identifikohen lehtësisht në ndryshimet e shumta të tij të humorit.

Rosaku Donald mishëron raportin mes nesh dhe shoqërisë në të cilën jetojmë, sepse nga ai, ka pak tek të gjithë ne, me brishtësitë tona dhe vështirësitë për tu integruar në botën që na rrethon, por gjithnjë me një pozitivitet që dominon. Gjithnjë me entuziazëm, pavarësisht gjithçkaje.

Ndaj, është e pamundur të mos e duash rosakun Donald….

Burimi: Top Channel