Shuhet legjenda e basketbollit amerikan dhe botëror, Kobe Bryant.
Sipas faqjes së njohur amerikane TMZ, shkak është bërë rrëzimi i helikopterit me të cilin po udhëtonte ish-ylli i NBA.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kaliforni, ku 41-vjeçari po udhëtonte së bashku me katër persona të tjerë në bordin e helikopterit të tij privat.
Bashkë me të kanë gjetur vdekjen edhe anëtarët e tjerë të ekuipazhit.
Por tragjedia nuk mbyllet me kaq. Sipas TMZ, në bordin e helikopterit ka qenë edhe vajza e Bryant, Gianna Maria Onore, e njohur si Gigi, e cila gjithashtu raportohet e vdekur.
Për fat të mirë, në bord nuk kanë qenë bashkëshortja e Bryant, dy vajzat e tjera të tij dhe djali i porsalindur Capri.
Kobe Bryant është një ndër emrat më të mëdhenj të basketbollit botëror. Ai luajti për dy dekada me Los Angeles Lakers duke fituar pesë tituj NBA dhe duke qenë 18 herë pjesë e All-Stars Game.
Ai u tërhoq nga basketbolli aktiv në vitin 2016.
Rruga që ka ndjekur helikopteri i Kobe Bryant, sipas Flightradar24.com.
We are following media reports the Kobe Bryant was among those killed in a crash of an S-76 helicopter near Calabasas, CA this morning. Initial data indicate N72EX is the aircraft involved. Data for N72EX is available at https://t.co/47EEtYA3uP pic.twitter.com/XZSFafHgmU
— Flightradar24 (@flightradar24) January 26, 2020
Lidhur me këtë lajm të hidhur ka reaguar edhe presidenti amerikan Donald Trump.
Përmes një mesazhi në twitter, shefi I Shtëpisë së Bardhë shkruan:
“Raportimet thonë se, basketbollisti I madh Kobe Bryant dhe tre persona të tjerë kanë vdekur si pasojë e një aksidenti me helikopter në Kaliforni. Ky është një lajm i tmerrshëm”.
#Update Downed aircraft is a helicopter. Flames extinguished. #Malibu deputies at crash site looking for survivors, 4200 blk Las Virgenes Rd #Calabasas #LASD pic.twitter.com/eixLhGhLyE
— LA County Sheriffs (@LASDHQ) January 26, 2020
*AIRCRAFT DOWN* Battalion 5 units working a multiple fatality helicopter crash in #Calabasas the #NTSB is currently in route to this incident. @LASDHQ is on scene and assisting. This is the #Willow incident. Battalion 5 is Willow IC pic.twitter.com/j9shN0NnWY
— L.A. County Fire Department (@LACoFDPIO) January 26, 2020
Burimi: tpz.al