Shqipëria nuk kërcënohet nga Lufta në Ukrainë ushtarakisht, por kryeminisitri i vendit Edi Rama ka deklaruar se kemi të bëjmë me një kërcënim ekonomik. Ai iu bëri thirrje qytetarëve  të përgatiten psikologjikisht për skenarët më dramatikë të mundshëm të pasojave ekonomike, duke përfshirë shkurtimin e energjisë në mënyrë dramatike dhe rritje të çmimit të naftës. Nga konferenca për shtyp, Edi Rama tha se ajo çfarë po në ndodh në Ukrainë nuk është një film, prandaj duhet marrë seriozisht.

Kryeministri theksoi se për të përballuar të gjitha pasojat që do të sjellë lufta, do të krijohet një komitet ndërministror me qëllim që efektet të jenë sa më të pakëta. Rama tha se ashtu si me pandeminë e Covid, qytetarët duhet të përgatiten për skenarë të ndryshme.  Sipas tij, kërcënimi i djeshëm nga Rusia se do ta çojë çmimin në 300, nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e tregtisë së naftës, as në krizat më të mëdha.

Pjesë nga deklaratat e Ramës:

-Sot, çmimi i brendit të naftës ka kërcënuar dhe vazhdon të rritet. Nuk ka qenë e largët koha kur fuqia ishte 40, dhe sot jemi në 127, në këtë moment, para se të hynim këtu. Jo më larg se dje një prej përfaqësuesve të lartë të qeverisë ruse ka kërcënuar me një çmim në 300, që është një gjë e pandodhur në historinë e tregtisë së naftës, e pandodhur as në krizat më të mëdha

-Duhet të përgatitemi për çdo skenar, askush nuk e di se çfarë do të ndodhë, jemi në të njëjtat kushte me pandeminë, kur nuk e dinim kohëzgjatjen, zhvillimet në dinamikën e tyre dhe kur u përgatitëm për disa skenarë. Duhet të përgatitemi psikologjikisht edhe për shkurtime dramatike të furnizimeve me energji ose naftë, ky është skenari më dramatik.

-Çmimi i naftës nuk varet nga qeveria, nuk është qeveria që ngre apo ul çmimet e mallrave të konsumit, është tregu dhe tregu është i ndjeshëm ndaj të gjitha krizave, e jo më ndaj një lufte.

-Është jashtëzakonisht e komplikuar . Kemi qëllim të mbrojmë jetën dhe shëndetin e njerëzve tanë. Duam të mbrojmë Shqipërinë nga agresioni dhe përshkallëzimi ushtarak të agresionit. Qilimi është të mbrohemi tani! Të bëjmë çmos për të mbrojtur njerëzit tanë. Nuk është një film si ajo që shohim nëpër ekrane. Është luftë reale, si në Luftën e parë botërore, si në vitin famëkeq të përpjekjes për spastrim etnik në Kosovë. Kjo ka brenda misionin e vështirë ushtarak, të paneglizhueshëm. Kjo është pamje e u përgjithshme, nuk iu thash asgjë të re. Duhet të jemi të vetëdijshëm se ka ndryshuar bota ku jetojmë në këto 13 ditë dhe është kthyer përmbysë, jemi në kushte lufte. Nuk po zhvillohet fizikisht këtu, bombat nuk janë mbi kokat tona, familjet tona janë të sigurta, por impakti është qartësisht i prekshëm në ekonominë e vendit. Detyrimi unë të garantojmë vazhdimësinë me sa më pak dhimbje, por pa dhimbje luftë nuk ka. Nuk është as vullneti ynë, as ën mundësitë tonë ta shmangim, duhet ta përballim. Siç ia dolëm në dy përballjen e tjera, do t’ia dalim sërish. Nuk e zgjodhëm as tërmetin, as COVID-19, kjo që ka ardhur është më e keqja.