Radio Televizioni Shqiptar që në ditët e para të masave strikte të qeverisë shqiptare për parandalimin e COVID-19 është angazhuar maksimalisht me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Përmes “RTSH Shkollë” një program i dedikuar në RTSH 1 për transmetimin e leksioneve për nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve, Radio Televizioni është bërë tashmë shkolla virtuale përmes televizionit për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë.

Duke parë ecurinë e situatës mesa duket RTSH ka vendosur që “RTSH Shkollë” tashmë ta kthejë nga një program ditor në një kanal të veçuari.

RTSH Shkollë është i disponueshëm në kanalin nr. 52 në të gjitha paketat TiBO.