Një i moshuar kinez që ishte infektuar me koronavirus pasi festoi 101 vjetorin e lindjes është rikuperuar.
Pacienti i njohur si Dai qëndroi një javë në spitalin e Wuhanit, nga i cili doli dje.
Më parë, një grua e moshuar 98 vjeçe u kuruar nga koronavirusi. Dai dukej tepër energjik kur u largua nga spitali tha mjeku Li Lai.
“Ai fliste shpesh për gruan e tij 92 vjeçare. Thoshte se duhet të shërohej që të shkonte në shtëpi për tu kujdesur për të”, tha Li Lai.
Mjekët u surprizuan kur mësuan sa vjeç ishte Dai dhe për imunitetin e tij të fortë që arriti të mposhtte koronavirusin.

Pensionisti rezultoi pozitiv me simptoma të buta në muajin shkurt, vetëm disa ditë pas ditëlindjes.
Fillimisht qëndroi dy javë në karantinë dhe më pas u dërgua në spital për tu shëruar.