Sot, dt. 9 shkurt 2021, është DITA NDËRKOMBËTARE E INTERNETIT TË SIGURT, e cila edhe këtë vit vjen nën sloganin “Së bashku për një Internet më të Mirë”, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë. Në kuadër të kësaj dite, duam t’iu tërheqim vëmëndjen për pak reflektim dhe ndryshim pozitiv.

Gjithmonë e më tepër interneti është pjesë e jetës së fëmijëve duke shërbyer si një burim informacioni, komunikimi, argëtimi etj, por në të njëjtën kohë, mjedisi virtual mund të kthehet në një hapësirë që rrezikon fëmijët si pasojë e abuzimeve që mund të ndodhin në të. Për këtë arsye, rritja e ndërgjegjësimit mbi përdorimin e sigurt të internetit dhe marrja e masave për të parandaluar abuzimin e fëmijëve në këtë mjedis është themelore.

Së bashku për një Internet më të Mirë!

 

Ngrini disa pyetje mbi përdorimin e internetit nga fëmija/fëmijët tuaj:

1- Sa kohë qëndron fëmija/fëmijët tuaj në ditët e shkollës përpara rrjeteve sociale nëpërmjet tablet/ telefon?

2- Sa kohë qëndron ditët e pushimit fëmija/fëmijët tuaj përpara telefonit/Ipad-it?

3- A merr leje tek ju fëmija/fëmijët tuaj përpara se të përdorin telefonin?

4- A e kontrolloni ju fëmija/fëmijët tuaj se çfarë janë ata duke parë ndërkohë që janë përpara një telefoni/PC/Ipad-i?

5- A e kontrolloni ju historikun e tyre, për t’u siguruar se asgjë e gabuar nuk po ndodh?

 

Kujtoni se: Kur qëndrimi përpara një telefoni/Ipad-I apo PC bëhet i pakontrollueshëm dhe mbi 20 minuta në ditë, rreziku për të ndodhur një apo më shumë fenomeve negative si më poshtë rritet.

1- Zhvillohen perceptime të gabuara për veten, njerëzit dhe botën.

2- Probleme me përqëndrimin, i cili është shumë i nevojshëm për proçesin e të nxënit.

3- Probleme me gjumin.

4- Shtim të shfaqjeve të nervozizmit, sjelljeve të agresivitetit dhe parehative.

5- Izolim social, probleme me komunikimin në familje, shkollë dhe grupet sociale.

6- Shpesh burim i keqkuptimeve dhe konflikteve mes fëmijëve.

7- Kontakt i pasigurt me të panjohur.

8- Ekspozim me fotot apo videot me natyrë pornografike.
9- Shfaqje të fenomeneve si cyberbullzimi (bullizëm, poshtërime, etikeme, fyerje nëpërmjet rrjeteve sociale etj.)

 

PRINDER! JENI ENDE NË KOHË PËR TË BËRË NDRYSHIM POZITIV TEK FËMIJËT TUAJ.

 

HAPI I- ULNI KOHËN E QËNDRIMIT JO MË TEPËR SE 20 MINUTA NË DITË!

HAPI 2- KONTROLLONI ÇFARE SHEH FËMIJA/FËMIJËT TUAJ!