Studiot e Hollivudit zakonisht e luftojnë piraterinë me shtesa softuerike dhe duke ofruar shërbime transmetimi falas. Po për një shërbim të paguar? Kjo është relativisht e rrallë … ose të paktën, kështu ka qenë. Amazon, Netflix dhe studiot e shumta të Hollivudit (duke përfshirë Disney, Fox, Sony, Universal dhe ëarner Bros) kanë hedhur në gjyq SET Broadcast mbi akuzat se shërbimi SET TV është përdorur shprehimisht për piraterinë.

Nëpërmjet një pajisje set-top box dhe një tarife abonimi prej $20 në muaj, ata jepnin akses në mbi 500 kanale televizive dhe “mijëra” programe On Demand, duke përfshirë Netflix dhe filma që janë ende zyrtarisht të kufizuara në kinema. Siç mund ta mendoni, gjigandët e medias argumentojnë se SET TV është i fokusuar “veçanërisht, ose ekskluzivisht” vetëm në materialet pirate.

Kompanitë gjithashtu akuzojnë SET Broadcast se ka paguar për review e videove dhe materiale të tjera të sponsorizuara për të tërhequr abonuesit. Deri më tani, firma nuk ka lëshuar asnjë koment për rastin.

Padia mund t’i kushtojë shumë SET Broadcast. Gjykata natyrisht do të urdhërojë për mbylljen e shërbimit, do të konfiskojë pajisjet dhe do të kërkojë dëmshpërblime deri në 150,000 dollarë për çdo program të piratuar. Gjoba do të arrijë shumën e miliona dollarëve edhe sikur dënimet të kufizoheshin vetëm për videot On Demand. Me numrin e madh të kompanive të industrisë së mediave të përfshira në këtë rast dhe gjobave që ata janë duke kërkuar, është e qartë se padia ka për qëllim të dërgojë një mesazh të fortë për këdo që ka në mendje të ofrojë një shërbim me materiale pirate.

Burimi:

https://finance.yahoo.com/news/amazon-netflix-studios-sue-subscription-013200347.html?guccounter=1