Proceset e integrimit të Ballkanit Perëndimor edhe pse e luhatur politikisht, juridikisht vazhdon e pandërprerë. Prej vitesh tashmë këto vende janë angazhuar në sisteme reformimi të kuadrit legjislativ në një përpjekje për tu përafruar me Bashkimin Evropian.

Së fundmi edhe Serbia duket se po ndërmerr një reformë të thellë gjyqësore të ngjashme me Shqipërinë. Ndryshimet Kushtetuese u çuan në referendumin e datës 16 Janar dhe lidhej me mënyrën se si zgjidhen prokurorët dhe gjyqtarët të cilët për herë të parë pritet të zgjidhen në Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial dhe jo nga Parlamenti Serb siç ndodhte deri tani.

Gjyqtari Serb Dusan Miloseviç, Nënkryetar i Gjykatës Rajonale të Krushevacit në një intervistë ekskluzive me Avokat Artenis Peka i Peka Law për Tibo News u shpreh:

‘Amendamentet Kushtetuese prite të votëbesohen në Parlament dhe uroj të jetë thjeshtë çështje formaliteti. Këto ndryshime pritet të reflektohen në aktet ligjore dhe nënligjore në vitin në vijim. Por nuk duhet çuar tërë vëmendja në ndryshimet Kushtetuese, është implementimi i akteve ligjore dhe nënligjore që do jetë më problematik dhe këtu duhen fokusuar energjitë, jo vetëm në Serbi por në të gjithë vendet e rajonit që janë duke u përballur me ndryshime të tilla’.

I pyetur në lidhje me procesin e vetingun, i cili në Shqipëri është ende i papërfunduar Z.Milosevic u shpreh:

‘Në Serbi ky proces nisi para 10 vjetësh dhe pas vetëm tre vitesh Gjykata Kushtetuese në një vendim të saj i riktheu në detyrë të gjithë gjyqtaret e shkarkuar. Në dallim nga Shqipëria, ku elita gjyqësore kishte kaluar mbi tre dekada konsolidim në, në Serbi periudha e luftërave të ish-Jugosllavisë gati se nuk e shkriu strukturën gjyqësore në Serbi, ku shumë gjyqëtarë si rrjedhojë u detyruan ta linin sistemin për shkak të pagave tepër të ulëta’.

I pyetur në lidhje me mendimin e tij për rolin dhe ndikimin politik në gjyqësor ai u shpreh:

‘Influenca politike jo vetëm në Serbi por edhe me çfarë informata kam unë nga kolegët e mi anekënd rajonit, përfshirë Shqipërinë, është e limituar kryesisht në çështje tepër të vogla në numër dhe kësisoj nuk ndihet në punën tonë të përditshme. Ky është më shumë produkt I mediave që kryesisht në vëndet e rajonit I shërbejnë polairizimit politik sesa përcjelljes së një realiteti objektiv të prekshëm’.

I pyetur për të ardhmen e të rinjëve dhe drejtimin e Serbisë në dekadat që vjen ai u shpreh:

‘Populli Serb pa më të voglin dyshim e shikon të ardhmen e tij në familjen Evropiane. Pakicat që fatëkeqësisht shpeshherë marrin vëmendje mediatike janë një pakicë e a parëndësishme që asesi nuk mund të merret si bazë për të dyshuar orientimin pro-perëndimor të popullit Serb’.

Orientimi politik I rajonit edhe pse tashmë I vendosur të paktën juridikisht qartësisht në drejtimin europian vazhdon të përballet me fantazmat e së kaluarës dhe sfidën e përbashkët për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme.