Dorëshkrimi i viteve 1913-1914, i Albert Ajnshtajnit (Albert Einstein) është shitur në një ankand me çmimin rekord prej €11.6 milionë.

Ankandi u mbajt në “Christie’s Auction House” në Paris. Ekspertët e kishin vlerësuar dorëshkrimin me një vlerë fillestare prej €2-3 milionë, por një garë e papritur mes dy blerësve anonimë e ngriti vlerën deri në 11.6 milionë.

Dorëshkrimi që u shit, u shkrua nga Ajnshtajni dhe miku i tij Mikele Beso (Michele Besso). Ai është një dokument i rrallë pasi bën fjalë për teorinë e relativitetit, një teori e cila revolucionarizoi konceptin e të menduarit rreth natyrës dhe universit.

Një dokument i ngjashëm, i shkruar nga fizikani i njohur në të njëjtën periudhë (1913-1914) ruhet në arkivin “Albert Ajnshtajn” në Jerusalem.

Ajnshjtan (Einstein) vazhdon të mbetet një figurë që krijon sensacion nëpër ankande. Në vitin 2018 një dorëshkrim esè në lidhje me ekzistencën e Zotit u shit për €2.8 milionë, ndërsa një tjetër esè në lidhje me sekretin e fatit €1.39 milionë.