Ekipi i Shkëndijes së Tetovës ka arritur një tjerër sukses historik duke u kualifikuar për të dytin vit rresht në fazën play-off të “Europa League”. Skuadra shqiptare e Maqedonisë ka mundur me rezultatin bindës 3-0 ekipin lituanez të Trakait.

Duke marrë parasysh rezultatin e ndeshjes së parë ku “Ballistët” triumfuan 2-1 edhe në fushë kundërshtare, mund të themi pa hezitim se performanca e deritanishme e Tetovës ka qenë mbresëlënëse në kompeticionet europiane.

Goli i parë për Shkëndijën u shënua nga Ibrahimi në minutën e 29’ me një goditje të bukur nga jashtë zone dhe vetëm 3 minuta përpara përfundimit të pjesës së dytë Hasani i thelloi shifrat në 2-0. Hasanin në minutën e 88’ vulosi triumfin e Shkëndijes.