Këto syze të reja quhen Spectacles, janë syze-telekamera të lançuara nga një rrjet social që adhurojnë shumë të rinjtë, Snapchat, aplikacioni për mesazhet ‘përdori dhe hidhi’. Këto syze janë gati për të dalë në treg edhe në Europë pas SHBA-ve, ata mund të blihen në shpërndarës automatikë me çmimin sa një palë syze dielli.

Spectacles do shiten edhe në Britani, Francë, Gjermani dhe Spanjë. Shitësit automatik quhen ‘Snapbot’, me ngjyrë të verdhë dhe do të jenë gjatë gjithë verës në Londër, Berlin, Paris, Venecia dhe Barcelona, më pas do të shpërndahen edhe në vende të tjera të Europës.

Janë mënyra më e mirë për të krijuar kujtime duke regjistruar gjërat që shohim, pa qenë e nevojshme të përdorim duart.

Syzet kanë të instaluar një kamera të vogël dhe do mjaftojë një prekje për të filluar regjistrimin e një ‘snap’ një video nga 10 deri në 30 sekonda dhe që mund ta ndani në Snapchat. Syzet do të kushtojnë rreth 150 euro.