Përfaqësuesja shqiptare e futbollit do të luajë sot ndeshjen kualifikuese për në botërorin Katar 2022 kundër Polonisë pa 5 lojtarë kryesorë.

Mesfushori Klaus Gjasula rezultoi sot i prekur me COVID-19 pas testeve shtesë që iu bënë skuadrës. Ai është lojtari i dytë pas Sokol Cikalleshit që rezulton me infeksion dhe për këtë është vënë në izolim.

Lajmi u njoftua nga FSHF, ndërsa të tjerët u tha se rezultuan negativë.

Përveç Gjasulës dhe Cikalleshit trajneri Edoardo Reja nuk do të ketë në dispozicion Bekim Balajn e Berat Gjimshitin të dëmtuar dhe Endi Çekiçin e skualifikuar.