Nga murgesha më e famshme e të gjitha kohërave tek aktorët më të njohur, bota njeh mjaft shqiptarë të famshëm dhe njerëz me rrënjë shqiptare. Nëse pyetni veten, cilët janë shqiptarët më të famshëm në botë, kjo listë do t’ju ndihmojë.

Nënë Tereza

Shqiptaria më e famshme në botë është Nënë Tereza. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu (emri i vërtetë i Nënë Terezës) e lindur në Shkup, nga një familje shqiptare me origjinë nga Kosova. Ajo themeloi Misionarët e Bamirësisë, një kongregacion fetar katolik romak, dhe kaloi shumicën e jetës së saj në qytetin indian të Kalkutës, ku ndihmoi njerëzit e sëmurë me SIDA, si dhe fëmijë. Më 4 shtator të vitit 2016 në Sheshin e Shën Pjetrit, në qytetin e Vatikanit, Nënë Tereza bëhet shenjtore nga Papa Françesku

Ismail Kadare

Ismail Kadare është shkrimtari, novelisti dhe poeti më i famshëm i Shqipërisë së sotme. Ai shkroi disa kryevepra, duke përfshirë “Kronikë në Gur”, e cila ishte një roman i vendosur në vendlindjen e tij të Gijrokastrës, një nga qytetet më të bukura në Shqipëri dhe Ballkan. Kadare fitoi shumë çmime për veprat e tij, duke përfshirë çmimin Princi i Asturias (2009) dhe Çmimin e Jeruzalemit (2015).

Gjergj Kastriot Skënderbeu

Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte një fisnik shqiptar dhe komandant ushtarak i cili shërbeu në Perandorinë Osmane, Republikën e Venecias dhe Mbretërinë e Napolit. Ai konsiderohet hero kombëtar sepse në shekullin e pesëmbëdhjetë, ai mbrojti Shqipërinë dhe Perëndimin nga Perandoria Osmane. Ai luftoi kundër Perandorisë Osmane për pothuajse 30 vjet. Jeta e tij është e pasqyruar në Muzeun e Skënderbeut, në kështjellën e Krujës.

Enver Hoxha

Gjithkush e di se Shqipëria ishte nën kontrollin e regjimit komunist dhe diktatorit Enver Hoxha për më shumë se 40 vjet. Diktatori shqiptar ishte politikani më i fuqishëm dhe i famshëm në vend, dhe ai ishte i njohur në mbarë botën. I lindur në qytetin muze të Gijrokastrës, Hoxha ishte kreu i shtetit shqiptar nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në vitin 1985. Ai u përqendrua në rindërtimin e vendit, por gjithashtu zbatoi një sërë represionesh politike, duke përfshirë krijimin e kampeve të punës së detyruar dhe ekzekutimin e anti- komunistëve.

Ferid Murati

Ai mund të mos jetë aq i famshëm sa shqiptarët e tjerë në listë, por Ferid Murad është një shqiptar jashtëzakonisht i rëndësishëm. I lindur në Shtetet e Bashkuara nga një baba shqiptar dhe një nënë amerikane, Murad u bë farmakolog dhe mjek dhe fitoi çmimin Nobel në vitin 1998. Nëse po pyet veten se pse është kaq i rëndësishëm, duhet ta dini se me ndihmën e Robert Furchgott dhe Louis Ignarro, Murad dha një ndihmë të madhe në fushën e mjekësisë duke zbuluar se drogat që përmbajnë nitroglicerin, punojnë duke lëshuar oksid nitrik, i cili rrit nivelin e GMP në trup duke shkaktuar çlodhje në indet e buta të muskujve.

Inva Mula

Nëse e doni muzikën operistike dhe klasike, ndoshta e dini se kush është Inva Mula. Mula është pa dyshim sopranoja më e famshme lirike nga Shqipëria dhe një nga këngëtarët më të rëndësishëm në fushën e saj në Europë. Ajo ka performuar në disa opera, por është më e njohur për zërin e saj sublim në Diva Plavalaguna dhe në Elementin e Pestë.

View this post on Instagram

Te dashur miq ,ju uroj nje vit te mbushur me shendet, paqe, dashuri ! Happy New Year.

A post shared by Inva Mula (@invamula) on

Eliza Dushku

Eliza Dushku është një aktore amerikane dhe modele, e njohur për rolin e saj televiziv në serialin “Buffy the Vampire Slayer” dhe “Angel”. Ajo ka marrë pjesë dhe në shfaqje të tjera, si “Tru Calling” dhe “Dollhouse”. Eliza është vajza e një mësuesi nga qyteti i Korçës, në jug të Shqipërisë dhe ka vizituar Shqipërinë disa herë.

John dhe Jim Belushi

Dyshja më e famshme vëllezër / aktorë të Hollivudit, John dhe Jim Belushi, kanë origjinë shqiptare. Vëllezërit Belushi kanë lindur në Çikago nga dy emigrantë shqiptarë. John, i cili fatkeqësisht vdiq në moshën 33 vjeçare, u bë i njohur në të gjithë botën për personazhet tek filmat e suksesshëm “The Blues Brothers” dhe “Animal House”. Jim, vëllai i vogël, është i njohur për rolet në shumë filma, por më i famshmi është në serialin “According to Jim”.