Rritja e konsiderueshme e përdorimit të internetit nga shqiptarët, jo vetëm që vihet re dita-ditës, por tashmë ky fakt konfirmohet edhe nga të dhënat zyrtare.

Sipas Autoritetit të Komunikimeve Elektronike (AKEP), vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, shqiptarët kanë shpenzuar në total 9.6 milionë GB.

Krahasuar me një vit më parë, kjo shënon një rritje prej 26.5%. në bazë të këtyre të dhënave, rezulton se një qytetar ka shpenzuar në muaj rreth 1.8 GB. Ose 140% më tepër se konsumi mesatar mujor i vitit 2015.

Një tjetër e dhënë kjo për rritjen eksponenciale e përdorimit të internetit dhe teknologjisë në Shqipëri.