Është shtëpia-muze më e vizituar në Gjirokastër. Çdo turist që kalon në qytetin e gurtë nuk largohet pa e parë vendbanimin ku u lind dhe kaloi një pjesë të jetës Ismail Kadare. Këtë e tregojnë shifrat. 5 mijë vizitorë më shumë se një vit më parë në shtëpinë e shkrimtarit.

Secili prej tyre e njeh Ismail Kadarenë, edhe pse tek-tuk ndonjëri nuk e ka lexuar krijimtarinë e tij.

“Po është hera e parë që vij në Shqipëri. Kam dëgjuar për Ismail Kadarenë, por nuk mund të them që di shumë për të. Shtëpia më pëlqeu shumë, është shumë origjinale, do të vizitojmë edhe të tjera”.

“E njoh shkrimtarin shqiptar nga miqtë me të cilët po udhëtoj. Pikturat dhe fotografitë më bën shumë përshtypje”.

Shtëpia-muze u inaugurua në fund të Janarit 2016 në mungesë të shkrimtarit në datëlindjen e 80-të të tij dhe sot përbën një pikëtakimi të rëndësishëm të rrjetit të muzeve në qytet.