Shoqëria OVERSPORT, fituese e të drejtave ekskluzive të transmetimit të Serisë A nga INFRONT për sezonet 2021 deri në 2024 në partneritet teknologjik me TIBO lançojnë platformën e re dedikuar sportit në të gjitha format e tij. Ky partneritet synon të kombinojë inovacionet që sjell Oversport në fushën e transmetimit me teknologjinë që TIBO ka ndërtuar e zhvilluar gjatë 8 viteve të fundit. Me këtë kombinim perfekt Oversport synon të transmetohet në të gjitha pajisjet smart si aplikacion standalone (më vete), dhe si pjesë e paketës TIBO.

Po çfarë është Oversport? Oversport është një platformë sportive, e dedikuar krejtësisht sportit dhe fansave të tij. Krahas përmbajtjes së gjerë sportive të platformës së tyre, risitë e tjera që Oversport synon të sjellë janë: Teknologjia multidevice, përpunim inovativ i transmetimit audio-vizual, një mënyrë e re e komentimit të eventeve në shqip me transmetime live para dhe pas ndeshjeve direkt nga stadiumet, programacion i fokusuar mbi fushën krejtësisht të re të E-sporteve dhe si përfundim një program me lajmet javore dhe emisione të fokusuara mbi diskutime për sportin, në të cilin do marrin pjesë figura të rëndësishme Italiane dhe Shqiptare nga sporti dhe showbizi.

“Oversport, aplikacioni dhe platforma e re teknologjike i jep hapësire dhe vizibilitet të gjithë sporteve dhe fansave të tyre. Kjo ide lindi nga dëshira për të fuqizuar akoma më shumë sportin, një pasion i cili më ndihmoi të fitoja betejën time personale më të vështirë…” Këtë thotë Massimilano Rubin, sipërmarrësi i ri i kësaj metode revolucionare të përcjelljes së përvojës sportive. Si lojtar basketbolli dhe i apasionuar pas lundrimit me vela ai pati privilegjin e pjesëmarrjes në projektin e trashëgimisë “Moro di Venezia” i cili mori formë konkrete falë kontributit të tij.

Krahas Milanos, Oversport gjen një shtëpi të re në Tiranë, kryeqytetin dinamik të Shqipërisë. Nga këtu Saimir Gora dhe Adnand Mahmuti, themelues të TIBO, ekspertë dhe pionierë të teknologjisë IPTV/OTT në Shqipëri, udhëheqin një skuadër profesionistësh për të përforcuar dhe fuqizuar këtë projekt. Seria A do vijë ekskluzivisht në gjuhën shqipe në territoret e Shqipërisë dhe Kosovës me transmetime direkte nga fushat e lojës, të prezantuara nga Cindy Marina, përfaqësuese e Shqipërisë së madhe.

Cindy gjatë jetës së saj ka arritur suksese të panumërta. Mund të përmendim midis të tjerave; Ka marrë pjesë si Miss Universe Albania 2019, ka ndihmuar në themelimin e skuadrës kombëtare të volejbollit shqiptar si dhe ka marrë pjesë në ndeshjet e volejbollit të konferencës PAC12. Gjithashtu ajo ka kryer shkollën në institutet prestigjioze “Duke University” dhe “University of Southen California”. Cindy personifikon panterën e Oversport. Atletike dhe ikonike, ajo vjen nga Los Angeles si ambasadorja Oversport për të gjithë qytetarët shqiptarë nëpër botë.

Përcjellja e gjithë këtyre veçorive marramendëse do të ishte e pamundur pa partneritetin e ngushtë teknologjik që Oversport ka lidhur me TIBO. TIBO, është platforma e konfirmuar #1 IPTV/OTT për shqiptarët në Shqipëri, rajon dhe kudo në botë. Teknologjia software dhe hardware që kjo kompani ka ndërtuar dhe përsosur gjatë viteve është më e avancuara. Kjo teknologji i ka lejuar ata të transmetojnë me qindra kanale të shumëllojshëm televizivë dhe lançimin këtë sezon të kanaleve të tyre origjinale. Ky partneritet i ri synon të fuqizojë platformën TIBO duke sjellë të gjithë përmbajtjen e OVERSPORT tek abonentët ekzistentë dhe të rinj të paketave të shumta që TIBO ofron.

Misioni dhe vizioni i platformës sportive Oversport është i thjeshtë. Ata synojnë të transmetojnë përmbajtjen e tyre ekskluzive në territoret e Shqipërisë dhe Kosovës pa krijuar favoritizëm dhe përparësi të cilat ulin cilësinë e eksperiencave të ndjekësve të sportit kudo. Oferta e re Oversport ka si qëllim të jetë e aksesueshme për këdo, nga të gjitha gjeneratat dhe territoret. Kushdo do mund ta ndjejë veten pjesëmarrës aktiv në fushat e lojës me risitë e ofruara nga platforma Oversport dhe së bashku të formojnë një komunitet të fortë ku në qendër vihet dashuria e përbashkët për sportin.