Bitcoin kapërceu vlerat rekord të mërkurën pasi një fond kambizmi i kriptovalutave nisi zyrtarisht tregtimin e tyre në SHBA.

Entuziastët e valutës elektronike kanë pritshmëri se ky zhvillim do t’i japë një vlerë edhe më të madhe aseteve digjitale.

Kriptovaluta më e çmuar në botë, Bitcoin, kishte të martën vlerë $63,998 dhe pas hapjes së sipërmarrjes së shkëmbimeve valutore sot, shkoi në $64,499 – rekordi absolut 1 Bitcoin/$64,895 shënuar më 14 prill 2021.

Efekti i rritjes së vlerës erdhi kryesisht pas hyrjes në bursën e New York-ut të sipërmarrjes së kambizmit $BITO, e para sipërmarrje e tillë në SHBA pasi Komisioni i Sigurisë së Shkëmbimeve Valutore i dha dritën jeshile këtij tregu.

Ekspertët hamendësojnë se tregu i kriptovalutave ka një vlerë prej rreth $1 miliardë aksione.

Teksa shumë vende ende e konsiderojnë si aktivitet të paligjshëm, apo ende nuk e kanë rregulluar me ligj këtë sektor, kompanitë e shkëmbimit të kriptovalutave janë hapur në Kanada dhe në disa vende të Evropës. Kjo ka rritur besueshmërinë.

Ether, kriptovaluta e dytë më e vlerësuar në treg, aktualisht ka një vlerë prej $3,861 – rekordi absolut $4,380 shënuar më 12 maj 2021.