Të mërkurën u nda nga jeta në moshën 79 vjeçare aktori i njohur Anastas Kristofori. Lajmi u bë me dije nga të afërm të Kristoforit.

Artisti i merituar zuri vend në kujtesën kolektive falë interpretimeve të shkëlqyera kinematografike dhe teatrale, ku sigurisht roli më i vlerësuar mbetet ai i “Shokut Perikli” në veprën “Pallati 176”. Ai interpretoi në 11 filma të Kinostudios si “Lulekuqet mbi mure”, “Ditët që sollën Pranëverën”, “Tela për violinë”, “Stola në park” etj.

Aktori do të përcillet në banesën e fundit në Vuno të Himarës, atje ku më 28 nëntor 1943 pati lindur.