Është ndarë nga jeta në moshën 89 vjeçare Dom Gjergj Simoni, i cili njihet për përkushtimin ndaj besimit në Zot dhe kurajën përballë ish-regjimit diktatorial të Enver Hoxhës.

Simoni u lind në Shkodër më 8 dhjetor 1933. Ai ndoqi kolegjin e Fretërve krah Patër Anton Harapit.

Me ardhjen e komunizmit u përndoq dhe dënua për besimin e tij. Në gjyq deklaroi hapur se regjimi kishte tradhtuar besimin e shqiptarëve.

Vuajti 10 vite burg, ndërsa pas rrëzimit të sistemit ishte pjesë e grupit të klerikëve që rikthyen meshat në zonën e Shkodrës.