Në qofte se jeni duke parë ndeshje apo programin tuaj të preferuar në IPTV pirate, dhe papritur nuk kemi më sinjal të jeni të sigurte se shërbimin nuk e merrni më.

Platforma Digitalb po merr masa extreme kundër piraterisë që dëmton jo vetëm Digitalb dhe partnerët e saj Zyrtarë si TiBO IPTV por dhe të gjithë klientët dhe familjet Shqiptare.

Gjithashtu informacionet e fundit se Kudelski Group dhe një grup prokurorësh të bashkuar nga SHBA, Evropë dhe Vendet Arabe po përgatisin një Maxi operacion kundër
Platformave Pirate, ndër to në këtë listë janë dhe 2 platforma Shqiptare të Amerikës dhe 2 në Evropë që duke u fshehur pas kontratës së DigitAlb dhe Tring po piratojnë mbi 2000 kanale, ndër to Sky, Bein Sport etj…

Fatkeqësisht për klientët Shqiptar, ky shfrytëzim barbar që po i bëjnë tregut Kompanitë që po shpallen si kompani me origjinë nga Kosova, por me seli në New York dhe Chicago, do t’i sjellin një dëm të madh klientëve pasi janë të parat në liste për këtë lloj piraterie.

Për më shumë Top Channel do sjellë informacione të reja për të mbrojtur konsumatorin.